Java Botërore e Imunizimit – që festohet çdo vit në javën e fundit të Prillit – synon të promovojë përdorimin e vaksinave për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet e të gjitha moshave. Imunizimi shpëton miliona jetë çdo vit dhe njihet gjerësisht si një nga ndërhyrjet shëndetësore më të suksesshme në botë. Sidoqoftë, sot ka ende pothuajse 20 milion fëmijë në botë që nuk marrin vaksinat e nevojshme, dhe shumë prej tyre humbin vaksinat vitale gjatë adoleshencës, moshës së rritur dhe pleqërisë. Nxënësit e shkollës sonë nën udhëheqjen e arsimtares Serbeze Qollaku Keliqi patën rastin të vizitojnë,Qendren e Mjekësisë Familjare Dr.Safet Idrizi në Vushtrri. Nxënësit u mirëpriten nga mjekët: Fatime Selmani,Shkumbin Dreshaj të cilët i informuan nxënësit për rëndësinë e vaksinimit 🩺🏥🔍