Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – vizitë në bibliotekë

2 Prilli- Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj. Për nder të kësaj dite nxënësit e klasës së II/2 së bashku me mësuesen e tyre Blerina Çibukçiu vizituan biblioteken e qytetit të Vushtrris. Udhëheqësi i sektorit të bibliotekës,,Naim Frashëri” Dr.sc.Izet Miftari i njoftoj nxënësit për rëndësin dhe dashurinë për librin dhe leximin në gjithë botën. Kjo ditë është zgjedhur për nder të shkrimtarit për fëmijë Hans Kristian Andersen,i cili lindi më 2 prill 1805. Me rastin e kësaj dite mësuesja Blerina Çibukçiu organizoi disa aktivitete me nxënës edhe në klasë.📚📖

Kthehu te Lista