Në SHFMU “Migjeni” – Stanoc i Epërm, u zhvillua një ligjëratë me nxënësit e shkollës sonë, e cila u fokusua në rregullat e komunikacionit dhe sigurinë në trafik.
Ligjëruesi z. Ramë Ahmeti bashkëbisedoi me nxënësit rreth rëndësisë së respektimit të rregullave të trafikut, sjelljes së përgjegjshme në rrugë, kalimit të sigurt të rrugës dhe kujdesit që duhet të tregojnë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Përmes kësaj ligjërate, nxënësit u informuan dhe u vetëdijesuan për rëndësinë e kujdesit, përgjegjësisë dhe respektimit të rregullave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe krijimit të një mjedisi më të sigurt në trafik.
🙏 Falënderojmë ligjëruesin z.Ramë Ahmeti për kohën, angazhimin dhe kontributin në edukimin dhe vetëdijesimin e nxënësve tanë.
Siguria në trafik fillon me njohjen dhe respektimin e rregullave! 🚸
Galeria e Fotografive