🌿 Nxënësit tanë pjesë e aktivitetit për trashëgiminë kulturore

🌿 Nxënësit tanë pjesë e aktivitetit për trashëgiminë kulturore

Sot, më 05.10.2026, nxënësit e SHFMU “Migjeni” – Stanoc i Epërm, së bashku me mësimdhënësin shoqërues, z.Nexhat Sopjani dhe Drejtoreshen e shkollës znj.Ardita Bekteshi morën pjesë në një aktivitet edukativ në kuadër të projektit “Të rinjtë si ambasadorë të trashëgimisë kulturore – edukimi dhe inovacioni digjital në Vushtrri”.
Aktiviteti u realizua nga OJQ “The Power of Mind”, në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), të zbatuar nga UNDP, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë.
Pjesëmarrja në aktivitete të tilla u mundëson nxënësve tanë të njihen më nga afër me trashëgiminë kulturore lokale, të zhvillojnë kreativitetin dhe të kuptojnë rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave tona kulturore përmes edukimit dhe teknologjisë digjitale.
👏 Falënderojmë OJQ “The Power of Mind” për ftesën dhe bashkëpunimin, z.Kastriot Tahiri si dhe të gjithë organizatorët për mundësinë që nxënësit tanë të jenë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm edukativ.
SHFMU “Migjeni” – Stanoc i Epërm
Edukimi sot, trashëgimia për nesër! 🌱📚🏛️

Kthehu te Lista