📚 Nxënësit tanë promovojnë trashëgiminë kulturore dhe ndajnë përvojat e tyre! 🏛️🌿

📚 Nxënësit tanë promovojnë trashëgiminë kulturore dhe ndajnë përvojat e tyre! 🏛️🌿

Nxënësit e SHFMU “Migjeni” – Stanoc i Epërm, pas pjesëmarrjes në aktivitetin edukativ të mbajtur ditë më parë në qytetin e Vushtrrisë, në kuadër të projektit “Të rinjtë si ambasadorë të trashëgimisë kulturore – edukimi dhe inovacioni digjital në Vushtrri”, realizuan një prezantim para nxënësve të shkollës sonë, drejtoreshës dhe mësimdhënësve, duke ndarë përvojat, njohuritë dhe përshtypjet e tyre nga ky aktivitet.
👩‍🎓 Nxënësit që punuan dhe realizuan prezantimin ishin:
Lorina Haradinaj
Ajla Terakaj
Ag nesa Kasumi
Viona Hajredinaj
Deon Pronaj
Fatlum Avdyli
Meris Haradinaj
Përmes këtij prezantimi, nxënësit ndanë njohuritë e fituara mbi rëndësinë e ruajtjes, promovimit dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore, duke i motivuar edhe bashkëmoshatarët e tyre që të bëhen ambasadorë të vlerave kulturore të vendit tonë.
Aktivitete të tilla ndihmojnë në zhvillimin e aftësive prezantuese, komunikimit, bashkëpunimit dhe vetëbesimit të nxënësve tanë, duke dëshmuar se dija merr vlerë të veçantë kur ndahet me të tjerët.
👏 Falënderojmë OJQ-në “The Power of Mind”, UNDP-në dhe Komunën e Vushtrrisë për mundësinë e krijuar, si dhe nxënësit tanë për angazhimin, kreativitetin dhe përkushtimin e treguar.
SHFMU “Migjeni” – Stanoc i Epërm
🌱 Dija ndahet, kultura ruhet, e ardhmja ndërtohet!

Kthehu te Lista