Dita Botërore e Diabetit

14 Nëntor, Dita Botërore e Diabetit!

Dita Botërore e Diabetit na kujton rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit tonë dhe të informimit të përgjithshëm mbi diabetin. Diabeti është një nga sfidat më të mëdha shëndetësore në botën moderne, prandaj aktivitetet që përqendrohen në edukimin dhe ndihmën për komunitetin janë thelbësore.

Sot, ars.Serbeze Çollaku Keliqi, së bashku me grupin e biologëve të shkollës "Migjeni", realizuam një aktivitet të veçantë për sensibilizimin dhe edukimin mbi shëndetin.

Gjatë këtij aktiviteti, matën nivelin e glukozës në gjak dhe tensionin arterial të mesimdheneseve dhe nxënësve, duke ofruar informacione dhe këshilla mbi parandalimin dhe menaxhimin e diabetit.

Ky aktivitet kishte si synim rritjen e vetëdijesimit mbi diabetin dhe shëndetin kardiovaskular, si dhe për të inkurajuar kujdesin e vazhdueshëm ndaj vetes.

Serbeze Çollaku Keliqi

Kthehu te Lista