10 Nëntor – Dita Botërore e Shkencës
Me rastin e Ditës Botërore të Shkencës, Grupi i Biologëve të shkollës sonë, nën udhëheqjen e arsimtares Prof. Serbeze Çollaku-Keliqi, vizituan Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Prof. Ass. Dr. Mirsade Osmani dhe laboranti Dr. sc. Sabri Hajdini na pritën ngrohtësisht dhe mbajtën një ligjëratë mbi teknologjinë ushqimore dhe ushqyerjen. Nxënësit patën mundësinë të marrin pjesë në aktivitete praktike laboratorike, si: analizimi i kokërrzave të amidonit në patate dhe fasule, matja e pH-it, përcaktimi i përçueshmërisë, si dhe analiza e ndotjes dhe temperaturës së ujit.
Drejtoresha e shkollës Ardita Shala - Bekteshi,
f🔬alënderon me mirënjohje të veçantë Prof. Ass. Dr. Mirsade Osmani dhe Dr. sc. Sabri Hajdinin për kontributin e tyre të vlefshëm dhe eksperiencën e pasur që ndanë me nxënësit tanë, duke i motivuar ata në rrugën e shkencës dhe të njohurive.