1 Qershori: të drejtat e fëmijëve dhe eseja më e mirë

"Ne po rritemi,jo për t'i shkelur rregullat,po për t'i përfillur më shumë ato." Ishte motoja e nxënësve gjatë aktivitetit që u mbajt këto ditë në kuadër të festës 1 Qershori. Në kuadër të kësaj feste u mbajtën aktvitete me klasën e Vl/1,ku secili nxënës u shpreh lirshëm për të drejtat dhe përgjegjësitë që kanë ata. Po ashtu me klasët Vll/1, Vlll/1,Vlll/2,u mbajtën aktivitete për esenë më të mirë,ku u përzgjodhën tri esetë më të mira. Nxënësit që treguan përkushtim gjatë punës së tyre për esenë më të mirë ishin: Onida Haxhaj Rona Kasumi dhe Ledion Hajredinaj. Ndërsa ata që bënë interpretim të bukur poetik gjatë vitit ishin: Altin Ajvazi dhe Fetije Kasumi. Këta nxënës u pajisën me mirënjohje nga arsimtarja e gjuhës shqipe Fahrije Hyseni. Lënda:Gjuhë shqipe.

Kthehu te Lista