Dita Botërore e Ujit

22 Mars-Dita Botërore e Ujit! -Pa ujë nuk ka jetë! Pas realizimit të njësive mësimore për ujin, të parapara me kurrikulën mësimore, nxënësit prezantuan projekte dhe bën punime për ujin. Pas gjithë këtyre, sot përmbyllën javën me një vizitë në Fabrikën e Përpunimit të Ujit për Pije në Balincë. Përveç asaj që mësohet, ata panë nga afër procesin teknologjik për përpunimin e ujit të pijes në të gjitha etapat e deri te prodhimi final. Në aktivitet moren pjesë disa nxënës të klasëve VII, VIII dhe IX-të së bashku me arsimtaren e kimisë Sulltane Kasumi Haxhaj ku paraqitën disa moto dhe porosi për ujin. Falenderojmë stafin e kësaj fabrike në krye me ing.Demir Shala dhe laboranten për mikëpritjen, bashkëpunimin dhe informatat e ofruara për nxënësit e shkollës sonë. Sulltane Kosumi

Kthehu te Lista