10 Mars-Dita Botërore e Veshkave! Sot 10 Mars Dita Botërore e Veshkave, Nxënësit e klasës se VIII dhe IX së bashku me prof. Serbezi Qollaku- Keliqi vizituan Qendren e Hemodializes Kronike në Mitrovicë. Dr. Bashkim Hasni,specialist I Mjeksisë Interene -Nefrologjisë ishte percjellës dhe ligjerues gjatë kohës së vizites. Përmirëso njohuritë për një kujdes më të mirë për veshkat. Sëmundja kronike e veshkave (SKV) është një sëmundje e zakonshme dhe e dëmshme, në mbarë botën 1 në 10 të rritur vuajnë prej saj dhe nëse nuk trajtohet mund të jetë vdekjeprurëse. Por zbulimi i hershëm ndihmon në kujdesin, menaxhimin dhe parandalimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë. Vdekshmëria e lidhur me sëmundjen e veshkave vazhdon të rritet çdo vit dhe parashikohet të jetë shkaku i 5-të kryesor i vdekjeve deri në vitin 2040.