Klasa përgaditore Mêsuesja :Qëndresa Hajredinaj Tema:1. Pikat e shiut. Vjeshta sjell me vete temperatura më të ulëta por gjithsesi të këndshme për të shijuar aktivitetet në oborrin e shkollës. Qëllimet e këtij aktiviteti janë: njohja me motin në vjeshtë, shiu, era. Ngjyrosja e pikave të shiut duke zhvilluar muskujt e duarve dhe zhvillimin artistik. Tema 2: Moti në stinën e vjeshtës. Qëllimet e këtij aktiviteti janë: Zhvillimi i njohurive dhe të kuptuarit e koncepteve shkencore përmes eksplorimit të proceseve natyrore në mjedis. Inkurajimi i fëmijëve të eksplorojnë, zhvillojnë dhe zbatojnë idetë dhe konceptet shkencore përmes aktiviteteve praktike.